Breshëri plumbash ndaj makinës së 30 vjeçarit, policia arreston autorin e dyshuar

333
Sigal

Policia ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme ku u qëllua me breshëri automatiku në drejtim të Fatjon Harushës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar një 33 vjeçar nga lagja “Mark Lula” në Shkodër.

Mësohet se i riu kishte thyer masën e “arrestit shtëpiak” duke shkuar për të qëlluar Harushën.

Njoftimi i plotë:

Shkodër

Ndalohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur dje, me datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, Shkodër.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në vijim të hetimeve intensive për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, u bë identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit Gj. P. 33 vjeç, banues në Lagjen “Mark Lula” Shkodër, i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Ky shtetas u ndalua pasi dyshohet se në orën 12:30, datë 29.06.2020, në fshatin Vukatanë, ka qëlluar me ārmë zjarri në drejtim të automjetit në pronësi të DPSHTRR, që drejtohej nga shtetasi F. H., 30 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.

Vijojnë hetimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.