Breshëri plumbash ndaj hotelit, kush është Ilir Berberi, dyshohet si organizator i ngjarjes në Tushemisht

684
Sigal

Policia ka arrestuar sot tre persona të tjerë të dyshuar si autorë të ngjarjes së ndodhur pranë një hoteli në Tushemisht, ku u qëllua me breshëri ārmësh, disa ditë më parë.

Tre personat janë arrestuar në pyllin e fshatit Vërdovë, Pogradec.

Mes të arrestuarve është edhe Ilir Berberi. Ai u arrestua nga policia në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar.

Sipas policisë dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit në Tushemisht.

Berberi është një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe një emër i njohur për policinë, ku ka qenë i hetuar dhe dënuar për vepra të ndryshme krīminale.

Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobvënie, vjedhje dhe ārmëmbajtje pa leje.

Në Pogradec njihet si “Lili i Rrushkës”, ndërsa është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda krīminale si për vrāsjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

52-vjeçari ishte edhe një nga personat e shpallur në kërkim për sulmin me ārmë që u bë më 9 gusht hotel Voloreka në Pogradec, ku u qëlluan makinat e parkuara në hotel dhe po ashtu edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit të hotelit, Jetmir Muçllari.

Po ashtu për ngjarjen në Tushemisht janë arrestuar Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia Ndërsa dy ditë më parë u arrestua Mariglen Topuzi.