Braimllari: Fermerët e Korçës, asnjë mbështetje nga pushteti qendror dhe ai lokal

134
Sigal

Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari ka reaguar për situatën në të cilën gjenden fermerët në Korçë.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai akuzon qeverinë se nuk i ka ndihmuar pas dëmtimeve të shumta që pësuan në investimet e tyre si pasojë e breshrit.

Postimi i plotë:

Fermerët e qarkut Korçë çdo ditë përballen me indiferencën e shtetit.

Asnjë mbështetje nga pushteti qendror dhe ai lokal.

Bresheri i rënë në muajin qershor shkatërroi shumë produkte bujqësore dhe për të disatën herë banorët u mashtruan nga qeveria dhe pushteti lokal.

Asnjë mbështetje në kushtet kur çmimi i naftës rritet çdo ditë, taksat e larta, mungesa e subvencioneve dhe e tregut ka sjellë shkatërrimin e fermerit vendas.

Rilindja i varfëroi dhe të vetmen rrugë ju la emigracionin.

Politikat e Rilindjes për bujqësinë janë shpopulluese dhe antikombëtare.

Braimllari: Fermerët e Korçës, asnjë mbështetje nga