‘Boll me hipokrizinë tuaj’ / Pas vdekjes së Marko Bellos, shpërthen Arben Malaj ndaj ish-kolegëve socialistë

350
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello, ka ndërruar jetë sot në moshën 59-vjeçare, në Turqi, aty ku po kurohej për Covid-19. Ai ndodhej i shtruar në spital prej 23 ditësh, por nuk mundi ta mposhtë virusin.

Reagimet për ndarjen nga jeta të ish-deputetit socialist kanë qenë të shumta, kryesisht në radhët e ish-kolegëve të tij. Mirëpo kjo nuk i ka pëlqyer shumë ish-ministrit Arben Malaj, i cili shprehet: “Pasi e shpallët “Armik të Partisë” asnjë mundësi nuk i dhatë që t’i shërbente vendit të tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizëm. Kështu jeni sjellë me shumë shqiptarë të mirë, thjeshtë dhe vetëm se i konsideroni armik të partisë”.

Postimi i Malajt :

Boll me hipokrizinë tuaj ndaj  kolegut dhe mikut Marko Bello! Lëreni të prehet i qetë!  Eshte shume e vërtetë që Marko ishte një deputet diplomat, minister dhe profesor  me vlera dhe kontribute te vecanta, Por pasi e shpallet “Armik te Partise” asnje  mundesi nuk i dhate qe ti sherbente vendit te tij me dinjitet, integritet dhe profesionalizem.

Keshtu jeni sjelle me shume shqipetare te mire,  thjeshte dhe vetem se i konsideroni armik te partise.

Pas nenit famkeq 24/1 ne 92  qe largoj nga sherbimi publik disa mijra shqiptare te ditur dhe me integritet,

Periudha juaj e “Rilindasve te bebezitur” do te jete periudha me e zeze ne shkaterimin e institucioneve te shtetit dhe ne largimin nga politika dhe administrata publike te kujdo qe ju pengon te vidhni deri ne pangopesi.

Para 30 diteve pushuat nga puna deputetin dhe ish gazetarin luftarak e partriot  te qarkut te Vlores Adrian Myslymaj thjeshte per nje sms qe i nisi Taulant Balles.

U angazhuar drejtperdrejte kryerilindasi Rama dhe e kercenoj me pushimim nga puna.

Minstria e financave Denaj brenda 48 oreve dhe  jashte cdo procedure ligjore e pushoj nga puna.

Heshti Gramozi mentori dhe promovuesi i  tij politik.

Heshti  bashkeluftetari e bashkegazetari Brace.

Heshti Pandi dhe te gjithe te tjeret.

Ju nuk e kuptoni se sa shume pushteti absolut ju ka korruptuar, ose ndoshta babezia ka qene motivi i vetem ne jete.

Ju perligjni cdo vjedhje dhe abuzim sepse cdo  njeri qe ju denoncon i suleni me gjithe arsenalin shpifes per ta vrare, jo vetem shpirterisht.

Boll me pangopësine tuaj!

Boll me hiporizine tuaj!

Boll me vuajtet e pa fund qe me arrogancen dhe babezine tuaj por i kushtoni shqiptareve te varfer.

Per kategorine  arroganteve dhe te babeziturve  populli ka nje mallkim nga shpirti : ” Kurre mos  u ngopshi” !!

Arbeni