Bllokohen sallamet ‘Wudy’, AKU: Kujdes kur t’i bleni

559
Një sasi e madhe salla e llojit “Wudy AIA” nga drejtoria rajonale e AKU-së në bashkëpunim me zyrtarët e Seksionit të Krimit Ekonomik pasi ka mungesë dokumentacioni gjurmueshmërie. Bllokimi u bë në subjektin magazine frigoriferike “Ismet Darsi” në rrugën Butrinti, në Laknas të Tiranës. Nga inspektimi rezultoi se në këtë subjekt nuk kishte kushte të ruajtjes dhe të tregtimit të produkteve ushqimore, mungesë dokumentacioni të gjurmueshmërisë për produktin sallam “Wudy AIA” dhe dokumentacione gjurmueshmërie për produkte të tjera ushqimore. Për këtë rast është marrë si masë bllokimi i sasisë 3.044 kg sallam të llojit “Wudy AIA” dhe gjobë administrative me vlerën e 100.000 lekëve të reja. Zëdhënësi i Autoritetit të Kontrollit të Ushqimit, Granit Sokolaj pohoi se sasia prej më tepër se 3 ton është e kontrabanduar në territorin shqiptar dhe nuk përmbante asnjë etiketim sipas standarteve të tregëtimit në Shqipëri dhe origjina e mallit është e panjohur.
Sigal