BISEDAT EPIKE/ Florida Beu gjithë kohës në hall: Sikur ti kisha dhënë 2 mijë euro zëvendësministres, hapi çantën dhe tha futi këtu (Si Voda kishte preferenca dhe për markën e celularit)

338
Sigal

Eshte zbardhur dosja e plotë e SPAK, me përgjimet që çuan në masën e arrestit të shtëpisë ministren Rovena Voda, dhe të dyshuarat e tjera për korrupsion Florida Beu dhe Majlinda Hasani.

Ajo që vihet re në dosjen e SPAK është se të treja gratë, zëvendësministrja, Florida Beu, dhe ndërmjetësuesja Majlinda Hasani, janë të shkujdesura, dhe bëjnë vazhdimisht biseda telefonike.

Në seancën e sotme që u zhvillua në GJKKO, tre gratë u lanë sërish në masën e arrestit të shtëpisë, deri në fundin e hetimeve, ndërsa Florida Beut, masa pritet ti komunikohet në ambientet e spitalit ku ndodhet e shtruar.

Pjesë nga përgjimet, biseda e Florida Beut, me mamanë e saj Nerenzën

Florida: Me ato lekët që do më sjellë Gerti do ti blej naj gjë asaj Rovenës, që të paktën ta ndjejë çik si detyrim ajo

Nerenza: Ishalla o zot i madh, dritë ia bëftë edhe asaj

Florida: I tha pa merak i tha se do ta shpërblej, njëqind herë i tha hajde dalim për darkë e andej këndej, e kemi lënë të enjten

Nerenza: Po çfarë është kjo tani

Florida: Zëvendësministre

Nerenza: Tani ça pike synimi ke ti që të fusi aty

Florida: Në ministri

Nerenza: Po ça me u bë? Nuk mund të pyesja në telefon

Florida: Mjafton të futem se ajo i tha, i tha Majlinda, unë dua njkë vend të mirë për këtë, ajo i tha unë direkt shefe nuk e fus dot, por ta fus si specialiste i tha

Nerenza: Ty të pëlqen kjo

Florida: Po po mami, të futesh në ministri është gjë e madhe, të futesh në minsitri edhe me DAP, futesh me provim, ti bën provimin, provimin ta jep patjetër, se do ti jap kafen unë, ajo Albana që mori në telefon po u fute aty pastaj , mjafton të futësh këmbët, se pastaj të rrisin në post.

Biseda mes Florida Beut dhe Majlinda Hasanit

Florida: Më ngeli mendja mos donte më shumë kjo

Majlinda: Moj ti je budallaqe, edhe aq e ka shumë, rri urtë njëherë se po i hyj njëherë…

Florida: Kam hall se mos donte më shumë që të paktën të më vëjë në një vend tamam

Majlinda: Ja thashë unë tashti dhe do iki prapë tia them, dëgjo këtu se ajo pesqind mijë lekë do marri, do nja dy vjet ti laj këri që do tiu japi juve, jo vjen PD, PS e heq gocën i them, mos më çani …., rri ti se flas vetë unë e hap gojën mirë

Florida: Se di sa jepet në këto raste

Majlinda: Mirë e ke edhe dy do i japësh asaj…

Florida: Po pra tamam

Pas këtyre bisedave Florida Beu komunikon vazhdimisht me të ëmën e saj, të cilës i thotë që duhet lek i madh. E pandehura është e shqetësuar vazhdimisht nëse paratë që i ka dhënë zëvendësministres janë apo jo të mjaftueshme.

Në një tjetër komunikim që ka pasur me Majlinda Hasanin, që duket se ka bërë dhe rolin e sekseres thuhet:

Florida: Si tha Rovena dje, ma jep në çantë

Majlinda; Qyqa ka kamera këtu, bjere bjere në çantë tha

Florida: Ajo qe tu thonë bjeri mi kështu ça çante

Majlinda: Po mi dhe ashti mund tia jepnin. Prit njëherë mi se për një llaf njëmijë euro, nuk po na bën ministre

Biseda e Floridës me të ëmën, ku i tregon takimin me Vodën dhe dhënien e zarfit me 1 mijë euro 

Nerenza: Po mirë si do ja bëni tani, se mezi e prite

Florida: O mami këto duan zarfin me lekë. I thashe Majlindës, pa lekë nuk të bën njeri gjë. Unë i çova njëmijë euro, ja futa në zarf, Majlinda më tha prit njëherë mos i jep më shumë. Ti kishim dhënë 2 mijë euro, a ti kishim blerë ndonjë gjë.

Edhe dje erdhi dy sekonda sa na takoi, kishte dhe dy tavolina të tjera që e prisnin për punë. Shkoi Majlinda që të pyeste për tëte Bashkia, dhe ishte me vërtetë në mbledhje nuk gënjente.

Më pas në biseda rezulton se Voda, kërkon dhurata shtesë, siç ishte celulari me vlerë 550 euro, i markës samsung, dhe jo iphone, si dhe një arkë me peshk, të cilin e merr në portin e Durrësit, nga familja e Florida Beut.

Ja çfarë zbuluan përgjimet:

Në 13 shkurt 2020 Avokatja, Florida Beu dhe Rovena Voda zhvillojnë një takim. Beu i ka kërkuar që ta favorizojë për t’u punësuar. Voda i ka thënë që se bën dot shefe, por mund ta bëj specialiste diku.

Rovena Voda ka telefonuar dike në Departamentin e Administratës Publike, duke i thënë se do e rregulloj specialiste. Majlinda ka folur me Floridën dhe sipas prokurorisë i kanë dhënë shumën prej 1 mijë eurosh të futur në një zarf.

Pas këtij momenti, Florida i thotë Majlindës më ngeli mendja mos duheshin më shumë para. Se të paktën të na fuste në një vend të mirë. Më pas, Majlinda dëgjohet duke thënë se leku e hedh ujin përpjetë, e se tani Rovena na përgjigjet menjëherë.

Në 28 shkurt 2020, tre gratë janë takuar në Ministri dhe Florida Beu, ka aplikuar në 11 vende punë të hapura në Ministri. Florida ka telefonuar nënën e saj dhe i ka thënë me lekët që do me sjell Gerti do i jap diçka asaj Rovenës që ta ndjej si detyrim.

Takimi tretë është filmuar dhe është zhvilluar në Portin e Durrësit, ku ka marrë si dhuratë edhe një arkë peshk.

Nga ana tjetër dyshohet sipas SPAK që Rovena ka marr dhe një aparat telefon. Sipas verifikimeve, Florida Beu, nuk u shpall fituese në asnjë nga vendet ku aplikoi.