Bilisht, u raportua i humbur, gjendet i pajetë 84-vjeçari

46
Sigal

Gjendjet i pajetë një i moshuar nga Bilishti. Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Zaim Meraku, 84 vjeç. Ai është denoncuar i humbur nga familjarët ditën e mërkurë ndërsa është gjetur sot në vendin e quajtur Sellca.

Gjatë ekzaminimit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa trupi i viktimës u soll në morg për ekspertizën mjeko ligjore.

Sipas të dhënave, 84 vjeçari vuante nga skleroza. Policia e Devollit po heton mbi rastin.