Bilanci i të prekurve në rritje, por si është gjendja e të shtruarve në dy spitalet COVID. Ja sa janë të intubuar

320
Sigal

Ndërkohë që në vend është rritur numri i të prekurve nga koronavirusi, duke e çuar numrin total në 712, në dy spitalet COVID vijon beteja për të shëruar pacientët që janë të shtruar.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 40 pacientë.

“Në shërbimin infektiv aktualisht janë 32 të shtruar. Katër pacientë janë në terapi intensive, nga të cilët një është i intubuar.

Kurse, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë tetë pacientë të shtruar. Katër pacientë janë në terapi intensive nga të cilët dy pacientë janë të intibuar”- the Ministria e Shëndetësisë në deklaratën e sotme për mediat, teksa dha të rejat lidhur me situatën për koronavirusin në vend.

Sipas saj, ka një numër të qëndrueshëm të të shtruarve në spitale dhe në terapinë intensive