Bilanci ditor i Covid-19: Vetëm 3 raste të reja në 24 orët e fundit

163
Sigal

Vijon të mos ketë asnjë humbje jete për shkak të pandemisë së koronavirusit në vend. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, nga 2444 testime të kryera, kanë rezultuar 3 raste të reja në 24 orët e fundit, ndërkohë që janë 8 të shëruarit. Aktualisht janë 66 pacientë aktivë me Covid-19 në vend. Vetëm 1 pacient po merr trajtim spitalor të specializuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikmëri rregullat për parandalimin e Covid-19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (27 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 3
Të shëruar në 24 orë 8
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2444
Testime totale 795,322
Raste pozitive 132,512
Raste të shëruara 129,990
Raste Aktive 66
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 27
Shkodër 16
Durrës 6
Lezhë 5
Elbasan 4
Berat 3
Dibër 2
Kukës 1
Fier 1
Vlorë 1