Bidon me kanabis në sarbatorin e makinës, arrestohet shoferi i mjetit në Kakavijë. Dalin pamjet e aksionit të policisë

378
Sigal

Dy raste të tentativës për trafik të lëndëve narkotike janë goditur nga policia kufitare.

Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, policia ka zhvilluar kontroll në mjetin tip Nissan me targa greke, duke gjetur në sarbator një bidon plastik me lëndë narkotike kanabis sativa.

Njoftimi:

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, në Kakavijë dhe Muriqan evidentohen dhe goditen dy raste të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Në PKK Kakavijë, në vijim të punës për goditjen e aktiviteteve të kundraligjshme dhe krimeve ndërkufitare, në bazë të analizës së riskut nga ana e policisë kufitare, u përzgjodh për kontroll të detajuar një automjet që drejtohej nga ana e shtetasit  O.M.

Gjatë kontrollit të automjetit të markës Nissan me targa greke nga ana e shërbimeve të policisë kufitare e doganore, si dhe të antitrafikut doganor, duke përdorur edhe skanerin, u gjend i fshehur në sarbatorin e mjetit një bidon plastik i cili në brendësi të tij kishte një sasi lënde të dyshuar Cannabis Sativa. Autori u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Në PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara u procedua penalisht shtetasi L.K., pasi në brendësi të kroskotit iu gjet një qese me një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorive respektive për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”.

Video Player