Berisha: Turizmi po falimenton. Bregdeti i boshatisur si asnjëherë më parë!

127
Sigal

Kryetari i PD-së Sali Berisha ka ngritur alarmin se turizmi po falimenton dhe se bregdeti është boshatisur si asnjëherë më parë.

Në takimin e organizuar me intelektualë të fushave të ndryshme në Vlorë, ku fokusi është te ‘turizmi në rrezik’, Berisha theksoi se ‘ata që investuan mundin dhe djersën e tyre në kapacitete turistike, këtë vit, shumë prej tyre mendojnë si t’i shesin, si të shpëtojnë nga falimentimi dhe barra e tyre’.

Berisha: Sektori i turizmit po falimenton. Arrijmë në përfundimin shumë të hidhur se edhe kjo pasuri e pakrahasueshme, mahnitëse kombëtare, po shndërrohet në një mallkim për shqiptarët. Sot, ky vit është me kapacitete të boshatisura si asnjëherë më parë. Ata që investuan mundin dhe djersën e tyre në kapacitete turistike, këtë vit, shumë prej tyre mendojnë si t’i shesin, si të shpëtojnë nga falimentimi dhe barra e tyre. Nuk ka një sektor tjetër ekonomik që është tmerrësisht i rëndësishëm, punëson mbi çerek milionë qytetarë me anekse dhe të tjera është gjenerator kryesor, por ja ku jemi. Kapacitetet në korrik ishin as gjysmë për gjysmë të shfrytëzuara. Kapacitetet shfrytëzoheshin kryesisht në ëeekend. Por krahaso ti një investitor në Vlorë, apo në Durrës që të shfrytëzojë kapacitetet e tij dy ditë në javë, në një kohë kur homologu i tij në Greqi apo Turqi i shfrytëzon 5-6 muaj.