Bëri për spital 61-vjeçarin dhe i vodhi portofolin, pranga ‘skifterit’ në Fier

28
Sigal

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fieri, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe grabitur një 61-vjeçar. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet H. L.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin H. L., 41 vjeç, banues në Pishporo, pasi ka goditur dhe i ka marrë portofolin me një shumë lekësh në të, shtetasit V. D., 61 vjeç, banues në Pishporo, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 22 vjeç, banues në Rrapëz, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet me vete një dorezë metalike(përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë dhe I. Th., 56 vjeç, banues në Patos, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.