Beqir Sina – Protestë simbolike në Nju Jork: Duam të votojmë në 2025! 

27
NEW YORK : Me moton “Duam të votojmë në 2025”, kanë qenë një grup aktivistësh të cilët zhvilluan një protestë simbolike në Nju Jork. Kjo protest u mbajt të premten në mesdrek para ndërtesës së Misionit të Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara  .
Duke qëndruar në heshtje për një orë protestuesit mbanin flamurin shqiptar dhe disa parrulla nga ku bënë thirrje që ti jepet e drejta Diasporës për të votuar në zgjedhjet parlamentare të 2025, në Shqipëri.
Në një deklerat për shtypin shqiptar nisma “duatevotoje2025”  thotë se e të premten 24 maj  zhvillojë këtë protestë në vijimësi të serisë së protestave të organizuara në qytete të ndryshme në Evropë në kuadër të nismës #duatevotoj2025,
Lëvizja “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” me degën e saj  në SHBA, ka marrë pjesë në protestën prara Misionit të Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë OKB-ës .
Në dekleratën e nismës ” duatevotoje2025″, thuhet se sot nuk ka prioritet më të madh për demokratizimin e mëtejshëm të vendit sesa Vota e Diasporës.
“Politika shqiptare në përgjithësi dhe Kuvendi i Shqipërisë në veçanti mbajnë përgjegjësi për shkeljen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për detyrimin e përmbushjes së boshllëkut ligjor për mundësimin e Votës së Diasporës.”
Nisma “duatevotoje2025” në fund të dekleratës për shtyp bënë thirrje për vazhdimin e protestave dhe intensifikimin e tyre deri në mundësimin e votimit nga vendbanimet për çdo shqiptar me banim jashtë vendit.
Një nga udhëheqësit kryesorë të kësaj nisme Florian Haçkaj, në një regaim të tij mbi takimet e ashtuquajtura të Kryeministrit Rama me Diasporën në këtë protestë i bëri thirrje  Kryeminitrit Rama : ” Larg duart nga Diaspora !!”
Ai gjatë fjalës së tij denancoi ” mitigjet” elektorale të kryeministrit Rama në Athninë e Milano(Itali) se po  u bënë presion familjareve ne Shqiperi, që të detyrojne familjaret e tyre ne Itali, te paraqiten ne takimet elektorale te partise socialiste ne ate vend !!
“Nuk mundet kurrsesi te tentoni ti beni presion familjareve ne Shqiperi, qe te detyrojne familjaret e tyre ne Itali, te paraqiten ne takimet elektorale te partise socialiste ne ate vend !! ” tha Haçkaj.
#DiasporaVoton
#duatevotoj2025

Sigal

Screenshot