Begaj udhëton drejt Zvicrës, do të marrë pjesën në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën

55
Sigal

Presidenti Bajram Begaj ka udhëtuar drejt Zvicrës për të marrë pjesë në Samitin e nivelit të lartë të Paqes për Ukrainën.

Samiti i Paqes do të zhvillohet më 15-16 qershor 2024 në Bürgenstock pranë qytetit të Lucernës.

Ai do të bazohet në diskutimet, veçanërisht mbi formulën e paqes në Ukrainë, propozimet e tjera të paqes bazuar në Kartën e OKB-së dhe parimet kryesore të së drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Begaj do të jetë në këtë samit krahas personaliteteve më të larta të botës.