Begaj konferencë me homologen sllovene, Musar: Shqipëria drejt BE, rruga e vështirë. SPAK po bën punë të mirë me luftën ndaj krimit

33
Sigal

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi këtë të enjte një konferencë të përbashkët me Presidenten e Sllovenisë ku theksoi se mbështeja e këtij shteti është i rëndësishëm për Shqipërinë, rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian por gjithashtu u shpreh se roli i këtij shteti ka qenë kyç edhe për stabilitetin në Rajon e Ballkan.

Begaj shtoi se nuk duhet të harrojmë se Sllovenia ka qenë ndër të parat që ka pranuar Kosovën si shtet dhe kjo duhet vlerësuar.

Më tej homologia sllovene Musar, u shpreh se është kënaqësi të udhëtojë drejt Shqipërisë dhe se vizitat nga sllovenia janë dukë u rritur nga viti në vit.

Musar u shpreh se është e lumtur të shoh se si Shqipëria është drejtë rrugës së BE, edhe pse është e vështirë mendoj se nuk duket e pamundur deri në 2030 u shpreh ajo.

Ndërkohë që tha se SPAK është duke bërë një punë të mirë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, kjo duhet vlerësuar dhe parë se i shërben shtetit shqiptar për rrugëtimin e tij drejt BE.