BBC: Stuhia “Filomena” nga Spanja drejt Ballkanit, veçanërisht do përfshijë Shqipërinë dhe Greqinë

391
Sigal

Spanja ndodhet akoma në pushtetin e borës dhe stuhive të mëdha dimërore. Bora ka arritur në 40 cm dhe krejt ushtria ka dalë në ndihmë të popullsisë.

Stuhia Filomena e cila prej ditësh ka mbërthyer Madridin, pritet të mbërrijë në Shqipëri në javën e dytë të muajit Janar. Alarmin e kanë dhënë meteorologët në Britaninë e Madhe.

Sipas BBC, situata në Madrid është rënduar ndërkohë që pritet që reshjet e dëborës të vazhdojnë edhe përgjatë ditës së nesërme.

E gjithë Spanja ndodhet në alarm.

Ndërsa më pas stuhia pritet të lëvizë drejt Europës Lindore, kryesisht në Ballkan. Gjatë javës së dytë të Janarit në këto zona do të ketë reshje të mëdha shiu dhe dëbore. Zonat që do të preken fillimisht do të jenë Shqipëria dhe Greqia, ndërsa më pas edhe pjesa qendrore e Ballkanit.

Sipas autoriteteve në Madrid është regjistruar trashësia e borës më e madhe në 40 vitet e fundit. Mbrëmjen e kaluar ushtria doli në terren, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Edhe në Shqipëri po merren masa për të qenë në gadishmeri, sepse përmbytjet e deritanishme kanë marrë mijëra hektarë nën uji dhe janë prishur rrugë e akse të rëndësishme për qytetarët shqiptarë.

Java e ardhshme pritet që stuhia spanjolle të kap Shqipërinë.