Erisa Xhixho nga Njësia nr.2 në Tiranë: Biznesi në krizë, 25 prilli detyrë kombëtare për të rikthyer shpresën në vend!

174
Sigal

Fjala e Nënkryetares së LSI, ERISA XHIXHO në takimin me banorët e Saukut në Njësinë nr. 2 në Tiranë

Sipas statistikave 60 biznese mbyllen çdo ditë për shkaqe nga më të ndryshmet. Rënia ekonomike pritet të jetë edhe më e madhe. Në qoftë se ne nuk rigjenerojmë ekonominë. Në qoftë se ne nuk kemi një mirëfunksionim të institucioneve, të mirëfunksionimit të shtetit, të mirëfunksionimit të ligjit, nuk është thjesht për një rotacion brenda Shqipërisë. Nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës. Më 25 prill Shqipëria duhet të ndahet përfundimisht nga kontestimi i votave, nga vjedhja e votave dh të zhvillohet një demokraci normale, ku njerëzit shkojnë dhe zgjedhin çdo dy vjet dhe katër vjet në mënyrë normale se kush do ti qeverisë. Dhe bëhet një bilanc në qoftë se i ka mbajtur premtimet, nëse u ka shërbyer qytetarëve, nëse është sjellë arrogant, në qoftë se ka sjellë risi apo jo dhe kjo ndodh në mënyrë të natyrshme sikurse u ndodh gjithë vendeve të rajonit. Mendoj që ky duhet të jetë një angazhim i madh jo vetëm i LSI por i gjithë politikës shqiptare.
Dhe nga ana tjetër, si mbahen të rinjtë në Shqipëri? Duhet rigjeneruar ekonominë, duke promovuar modele suksesi, pa dyshim edhe duke futur gjysmë e burimeve njerëzore që janë gratë dhe vajzat në tregun e punës. Duke i motivuar ato, por duke i parë në zinxhir dhe jo vetëm duke i mbështetur në biznes. Që në edukim se ku do të jenë prioritetet e vendit tonë për t’i nxitur gratë dhe vajzat që të edukohen në arsimin profesional. Ne duhet të investojmë në arsimin profesional. Më pas duke hapur një start-up dhe deri në monitorimin nga një drejtori e caktuar, apo një institucion i caktuar, i cili bën gjithë monitorimin e angazhimit të këtyre grave dhe vajzave në tregun e punës.
Dhe në qoftë se ne japim një shpresë ose një model, unë mendoj që më 25 prill është një detyrë kombëtare për të votuar dhe për tu angazhuar dhe për të kryer një veprim kushtetues që e ka çdo individ për të marrë pjesë në votime. Sepse duke marrë pjesë në zgjedhje, ti mund ti kërkosh llogari atij që ti ke zgjedhur dhe ne duhet të ndërtojmë kulturën qytetare, që të vegjël, të oponencës së qeverisë me të rinjtë. Të qytetarëve në oponencë me qeverinë, pavarësisht se kush është në qeverisje, sepse ne duhet të ndërtojmë kulturën e demokracisë, të pjesëmarrjes që fillon që me angazhimin politik, që nga vota që ti hedh çdo dy vjet për atë që të shërben. Pra, ai është aty për të shërbyer dhe mos bëj propagandë me taksat e qytetarëve shqiptarë, sepse në fund të ditës është duke bërë detyrën për të cilën është mandatuar nga qytetarët shqiptarë. Nuk është duke bërë asnjë heroizëm, përkundrazi. Kjo vjen duke rritur kulturën tonë demokratike, por edhe duke kuptuar që shiko se ky gjithë këto investime po i bën nga taksat tona. Janë taksat tona që rriten, apo rritet borxhi, por që ne nuk dimë se ku kanë shkuar lekët.