Batërdia me energjinë, KESH shet energjinë jashtë bursës

Eksperti denoncon KESH-in: Po e shet energjinë jashtë burse shumë herë më ulët

Në ditët e fundit kryefjalë ka qenë kalimi i projektligjit për  legalizimin e kanabisit, dhe Gjykata Kushtetuese vulosi çështjen e portit të Durrësit, por jo vetëm kaq. Eksperti i energjetikës, Azmer Duleviç denoncon se KESH ka shitur të gjithë mbiprodhimin e energjisë elektrike. Duke iu referuar bursës shqiptare të energjisë elektrike, Duleviç është shprehur se çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MWH. Ndërkohë në bursën austriake çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86€\MWH. “Ndërkohë që të gjithë merren me Safetin, KESH nuk humbet kohë në shitjen e radhës! Sot në datën 19 qershor KESH ka mbiprodhim energjie, konkretisht 1704 MWH, dhe e ka shitur të gjithë këtë mbiprodhim, por a e dini sa? Referuar bursës shqiptare të energjisë elektrike, çmimi më i ulët për datën 19 qershor është 90.58 euro/MWH. Po t’i referohemi bursës austriake, çmimi më i ulët që po shitet energjia është 119.86 euro/MWH. E dini që KESH shet jashtë burse? Po, po, jashtë burse! Me çmim 69 euro/MWH sapo i ka shitur 1704 MWH.-21.58 euro më pak se çmimi i bursës shqiptare ose;–50.86 euro më pak sesa çmimi në bursën austriake! Prisni se nuk kam mbaruar, për datat 20-23 qershor ka shitur dhe 24000 MWH me çmim 85.63€\MWH “ Bursë e dështuar, drejtues të korruptuar,”- shkruan ai.

 

Sigal