30 nxënës në Fier u dërguan me urgjencë në spital. Policia jep detajet e para

382
Sigal

Policia e Fierit ka dalë me informacionin e parë zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në gjimnazin “Janaq Kilica” në këtë qytet, ku 30 nxënës u dërguan me urgjence në spital, me shenja helmimi, probleme me frymëmarrjen dhe këputje e marrje mendsh.

Sipas policisë, “paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle”.

Fier/Informacion paraprak

 

Sot rreth orës 11:10, në spitalin Rajonal Fier kanë shkuar për kontroll mjekësor disa nxënës të një shkolle të mesme që kanë pasur probleme me frymëmarrjen.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor dhe nga veprimet e para të kryera në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Fier, Drejtorinë Arsimore dhe Drejtorinë e Shkollës, paraprakisht dyshohet se është përdorur sprajt piperi nga një nxënës i kësaj shkolle.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për të zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.