Bashkim apo manipulim i ish-ushtarakëve

510
Bashkimi i ish-ushtarakëve në një federatë Kombëtare, dalin pakënaqësitë e para
Firmosja e një rezolute nga ana e ish-ushtarakëve që ka si qëllim vendosjen e dinjitetit të nëpërkëmbur të kësaj kategorie, ka edhe zëra kundër
Ishte menduar prej vitesh që ish-ushtarakët, të bashkoheshin në një front të vetëm duke krijuar një organizatë, e cila do të ishte përgjegjëse për vendosjen e dinjitetit të tyre dhe për zgjidhjen e problemeve që e ka shoqëruar këtë shtresë gjatë gjithë kohës, pavarësisht qeverive që kanë qenë në krye. Nuk kanë parë asgjë të mirë nga qeveritë. Madje disa prej ish-ushtarakëve shprehen se shpesh, shoqatat e ushtarakëve janë shfrytëzuar për qëllime politike, duke mos i sjell asnjë dobi kauzës për të cilën ata kanë luftuar prej vitesh. Në 23 shtator të gjitha shoqatat e ish-ushtarakëve u mblodhën dhe firmosën bashkimin në një federatë Kombëtare. Megjithëse hapi i parë është ndërmarrë, disa prej drejtuesve të shoqatave të ushtarakëve kanë rezerva për mënyrën sesi është vepruar.
Zyhdi Kroi, ish –ushtarak
Që prej 2007 unë jam president nderi i Shoqatës së ish-Ushtarakëve në Rezervë. Unë nuk isha në dijeni të krijimit të kësaj federate të bashkuar. Jam njohur me rezolutën. Por dua të them se ajo nuk quhet rezolutë, por projekt, pasi të drejtën e përfshirjes së shoqatave në një federatë të përbashkët Kombëtare e kanë vetëm forumet e larta, pra Asambleja. Në parim jam pro bashkimit, por në mënyrën sesi është vepruar ka shumë mangësi. Rezoluta nuk është formuluar nga Shoqata e Ushtarakëve në Rezervë, por nga një grup tjetër, i cili më pas e ka çuar në shtyp. Kjo duhet diskutuar në forumet e shoqatave. Unë mendoj se janë manovra që bëhen për interesa politike. Këtë e bëjnë disa oficerë të rinj në moshë që janë në rezervë. Ish-ushtarakët në rezervë nuk janë dakord për federatën por për bashkëpunimin. Kjo shoqatë është për integrimin e ushtarakëve në rezervë. Misioni i atyre që kanë hartuar këtë rezolutë është vetëm për interesa ekonomike, ndërsa shoqata jonë kontribuon në zhvillimin e mendimit ushtarak, në hartimin e akteve nënligjore për forcat e armatosura. Unë jam në dijeni se nga mbledhja kanë ikur shumë ish-ushtarak pasi nuk kanë qenë dakord. Qysh në emërtim është e gabuar. “Aleanca kombëtare e ushtarakëve”, emërtimi bie ndesh me nenin 2 të ligjit për statusin e ushtarakut, sipas të cilit ushtarakët ndahen në ushtarakë aktiv ku hyjnë ushtarët, nënoficerët, gjeneral, , të dytët ushtarakët në rezervë që për arsye të reformës nuk kanë mbushur moshën por janë në rezervë, e treta janë ushtarakët në pension.
Thoma Konduri, ish-ushtarak
Nuk jam dakord me këtë rezolutë. Ajo rezolutë është deformuar nga mendimi .
Janë çështje të brendshme që deformohen qëllimisht. Kjo rezolutë nuk duhet të dilte. Ajo duhej të përpunohej dhe më pas të dilte. Janë idetë e vetëm dy personave të paautorizuar. Unë kam qenë prezent në këtë mbledhje. Madje aty është edhe firma ime, por dua të them se idetë kanë ndryshuar. Kam dhënë mendime të tjera dhe nuk janë pasqyruar. Tashmë i shmangen. U hartua përpara dhe u lexua, por pyetjeve të mia nuk u dhanë përgjigje, vetëm u justifikuan. Problemi është bashkëpunim dhe bashkëveprim punësh dhe jo të bëhet një ombrellë dhe të futen të gjitha shoqatat që duan. 
Aleksandër Mihali ish-ushtarak
Duan të bëjnë zhurmë dhe të prishet rehatia shekullore. Unë jam konsultuar me Presidentin e ish-Ushtarakëve në Rezervë. Madje edhe do takohem. Ata mendojnë se me bërjen e federatës do të shkrihen shoqatat. Por ato nuk shkrihen. Shoqatat janë ngritur sipas armëve që kanë qenë në kohën e Enver Hoxhës. Janë 18 shoqata.
Janë ngritur në bazë armësh. Gjatë gjithë ekzistencës së tyre këto shoqata nuk bëjnë gjë tjetër vetëm mblidhen një herë në muaj dhe festojnë për ngjarje të ndryshme. Shkojnë në ekskursion. Si status këto shoqata mbajnë mbledhur kolegët e tyre të një arme. 
Pëllumb Zaimi ish – kolonal
Unë isha në mbledhjen ku në fund u konkludua me një rezolutë, por nuk e dëgjova deri në fund. Ajo është një hap i mirë, por ia kam frikën se shoqata e ish -ushtarakëve në rezervë prapë do sabotojë. Kam frikë se firmosi formalisht. Kam frikë se do vazhdojë ta sabotojë punën e ushtarakëve, sepse ajo shoqatë qëndron me zyra nën ombrellën e Ministrisë së Mbrojtjes. Ministria e Mbrojtjes e do pas vetes këtë shoqatë që ta sundojë, ta manipulojë e ta përdorë kundër shoqatave të tjera. Unë po të them këtë, pse vetëm shoqatës së ish-ushtarakëve në rezervë u jep zyra Ministria e Mbrojtjes dhe shoqatave të tjera nuk u jep asgjë. Të tjerat kanë dhjetë vjet që bëjnë kërkesa për zyra dhe nuk u japin asnjë kotec. Atë kanë agjenturë. Me lëvizjen e fundit mendohet të arrihet që ushtarakët të kenë një mendim dhe një qëllim të përbashkët. Të bëhen një forcë me strategji dhe qëllim të përbashkët dhe, jo të jenë nën hijen e Mimi Kodhelit. Ne bënim luftë dhe luftonim të zbatohej vendimi, të fitonim vendimin në Gjykatën Kushtetuese, të tjerët bënin të kundërtën. Unë kam rezerva, jo për ta goditur, por shoqata e ish-ushtarakëve në rezervë do e sabotojë. Ata kërkojnë që të komandojnë vetëm ata. Të gjitha shoqatat të varen nga ata. Ata janë antidemokratë. Janë levë e pushtetit dhe duan t’i kenë të tëra nën sqetull. Janë aristokracia punëtore në radhët tona që saboton lëvizjen sindikaliste. Po e quaj agjenturë të aristokracisë ushtarake. Janë të njëjtët persona që e drejtojnë këtë shoqatë. A ka zgjedhje kjo shoqatë? A ka dokumenta zgjedhore? Nëse do kërkosh, do gjesh vetëm dokumente të falsifikuara. 
Kujtim Çako, ish-ushtarak
Mbledhja e dytë e grupit nismëtar është zhvilluar në 23 shtator. Kanë marrë pjesë të gjithë shoqatat. Njëkohësisht dhe shoqata e rezervistëve, e cila pati vërejtje. Vërejtja e tyre ishte, se kjo rezolutë është e njëanshme dhe duheshin bërë disa ndryshime në analizën e situatës. Ajo është firmosur nga kryetarët e shoqatave dhe disa pjesëmarrës të kryesisë së Aleancës Kombëtarë të Ushtarakëve të Shqipërisë dhe nga shoqata e rezervistëve. Mes tyre ishte dhe presidenti. Problem themelor është krijimi i një federate, emërtuar “Bashkimi i Ushtarakëve të Shqipërisë”. Kjo është një përpjekje shumëvjeçare dhe, natyrisht është kurorëzuar edhe në kuadër të vendimit të Gjykatës së Lartë për të kundërshtuar vendimin unifikues të saj, e cila i kthen sërish në debitorë për herë të dytë ish-ushtarakët. Ky organizim i ri që do bëhet nëpërmjet një kuvendi ushtarakësh do bëhet në 21 tetor . Ushtarakët do dalin në një zë të vetëm dhe të mbahet një qëndrim më profesional më i organizuar. Zgjedhja e një forme të re, natyrisht mendojmë se është një nga format më të përparuara të deritanishme dhe do sjell një efektivitet më të madh të punës. 
Botimi i rezolutës në “Telegraf”, ja disa nga komentet; pro dhe kundër 
Gazeta “Telegraf” në numrin e saj të datës 25 shtator botoi të plotë rezolutën e dalë nga mbledhja e ish-ushtarakëve në 23 shtator, të cilët kanë vendosur të bashkohen në një Federatë Kombëtare, duke e argumentuar këtë me domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemeve dhe jo përçarjen e tyre. Por ashtu si ndodh për çdo problem prekës edhe kjo temë ka marrë mendimin pro dhe kundër të shumë komentuesve. Ne po sjellin në ligjëratë të drejtë një pjesë të komenteve. 
Bujar Allaj: I uroj Federatës së Bashkuar Kombëtare të Ushtarakëve të Shqipërisë SUKSESE në realizimin e aspiratave të ushtarakëve shqiptarë në rezervë, lirim e pension pleqërie! 

Rexhep Toplana: Ushtarakët duhet të shpërblehen dhe t’u njihen të drejtat e tyre që u takojnë. Shteti duhet t’i respektojë.

Filip Fitim Pulo: Falënderoj nismëtarët e Federatës dhe uroj që midis tyre Të mos jetë asnjë bythëlëpirës, që na lanë në baltën ku na hodhi Sali Serbi me hajnat që e rrethojnë dhe e pasojnë…Është në nderin tonë që të luftojmë deri në fund vendosmërisht, sepse plehrat e politikës nuk na vijnë as tek maja e thoit të këmbës. Uroj të kemi radhë të shtrënguara e fitimtare të çështjes tonë e të familjeve tona dinjitoze.
Pellumb Zaimi: Kam frikë se prapë do të aktivizojnë agjenturën e tyre në radhët tona. Sinjalet u dhanë qysh në firmosjen e Rezolutës. Iluzionet dhe idealizmi i tepruar i kanë marrë gjithnjë më qafë ushtarakët. Stop naivitetit të marrëveshjeve me politikën! Stop futjes së hundëve të partive që kanë sabotuar të drejtat tona juridike dhe politike! Stop miopisë dhe besimit të tepruar! Besimi sot noterizohet ndryshe, nuk duhet të lidhesh asnjë marrëveshje llafesh dhe shkresash. Besim i noterizuar dhe i kthyer në Akt Juridik ndryshe, misionarëve partiakë që nuk pranojnë duhet t’ju fusni shkelmin në bythë dhe vajçin në të sëmës! Politika e superpartive shqiptare është politike djajsh!

Sigal