Bashkia e Shkodrës vizitohet nga arbëreshë të Zarës

567
Bashkia e Shkodrës është vizituar sot nga një grup nga Kroacia, pjesa më e madhe e të cilëve arbëreshë të Zarës. Ata janë pritur në sallën e Këshillit Bashkiak, nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi, ku është zhvilluar një bashkëbisedim i ngrohtë.
Bashkësia e Arbëreshëve të Zarës në Kroaci është krijuar para rreth 300 viteve me shqiptarë të shpërngulur nga vise të ndryshme të Shqipërisë.
E veçanta e grupit që vizitoi Bashkinë është se të parët e tyre, i kanë rrënjët pikërisht në rajonin e Shkodrës. Në përbërje të grupit ishin mësues dhe drejtues të shkollave dhe përfaqësues të Bashkisë së Zarës.
Ky komunitet dallohet për ndjenjat e forta kombëtare dhe kultivimin brez pas brezi të kulturës dhe gjuhës shqiptare.
Vizita e sotme mund të konsiderohet si starti i një bashkëpunimi të mundshëm në mes Bashkisë së Shkodrës dhe asaj arbëreshe të Zarës në Kroaci, mbështetur mbi lidhjet e gjakut që i kanë rezistuar shekujve.
Sigal