Bashkia e Korçës si kopertivat e tipit të lartë “Drita e partisë”

497
Kontrolli i Lartë i Shtetit ushtroi një auidtim në Departamentin e të Ardhurave dhe Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, me objekt realizimin e të ardhurave vendore dhe zbatimin e legjislacionit për programimin e vjeljen e taksave dhe tarifave vendore, për periudhën nga data 01.01.2012 – 31.12.2013. Nga auditimi në fjalë dhe analiza e të ardhurave të realizuara nga taksat dhe tarifat vendore, sipas zërave të përcaktuara në programet përkatëse, për të dy vitet e marra së bashku (2012 dhe 2013) rezultoi: një diferencë në vlerë 307,927 mijë lekë, (të rinj), e cila ka ardhur kryesisht nga mos funksionimi i plotë i sektorëve në përbërje të Departamentit të Ardhurave dhe Kontrollit të Territorit, si dhe nga mungesa e bashkëpunimit ndërmjet tyre, gjë që do të thotë se veprime të tilla bien ndesh me kërkesat e ligjit “Për organizimin dhe dhe funksionimin e qeverisjes vendore” dhe sikush duhet të mbajë përgjegjësi.
Punë pa efikasitet
Gjithashtu, diferenca prej 307, 927, 000 lekë në realizimin e të ardhurave do të thotë akoma më shumë se puna e sektorëve në Departamentin e të Ardhurave dhe Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës, nuk ka patur ekonomicitet, nuk ka patur eficencë, ashtu sikurse nuk ka patur as efektivitet. Më konkretisht, puna kontrolluese e specialistëve të kontrollit në terren dhe e specialistes së menaxhimit të borxhit të keq, ka patur një performancë të ulët. Cilat kanë qenë arsyet? Referuar gjithnjë auditimit të Kontollit të Lartë të Shtetit, rezulton se nuk ka patur programe pune mujore, tremujore dhe vjetore, të miratuara nga Titullari, me qëllim që; risku të evidentohet në mënyrë të dokumentuar gjatë kontrolleve të programuara, për mbledhjen e të ardhurave dhe menaxhimin e borxhit të keq. Dhe sikur të mos mjaftonin këto që renditëm më sipër, specialistët e kontrollit në terren dhe specialistja e menaxhimit të borxhit të keq, gjatë kontrollit të ushtruar kanë konstatuar disa subjekte, të cilët kanë rezultuar me detyrime debitore të papaguara, por që deri në momentet e kontrollit nuk ishin ndëshkuar asnjëherë me sanksione në zbatim të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”. Për këtë arsye LKSH-ja i ka kërkuar Bashkisë Korçë të marrë masa që të gjithë subjektet debitorë të pa ndëshkuar, të evidentuar nga specialistët e kontrollit në terren dhe specialistja e borxhit, të trajtohen me masa shtrënguese konkrete, me qëllim rikuperimin e borxhit të keq, për të gjithë subjektet debitorë të vitit 2012 dhe 2013, me vendosje të sekuestrove ekzekutive deri në konfiskimin e pasurisë, si edhe nëpërmjet transferimeve të detyrimeve tatimore palëve të treta.
Institucione pa regjistra
Mirëpo çfarë ka rezultuar në të vërtetë gjatë auditimit të kryer nga KLSH-ja? Specialistja e administrimit të borxhit të keq nuk disponon regjistra analitik ku të ketë regjistruar tatimpaguesit debitorë (borxhi i keq), për subjektet fizikë dhe juridikë, në juridiksionin e Bashkisë Korçë, objekt i pagesës së taksave dhe tarifave vendore, sipas viteve të borxhit, të dhënat e administruara në mënyrë elektronike nuk janë të arkivuara me iventarë të rregullt, në arkivin e bashkisë. Ndaj nga ana e Kontrollit të shtetit është rekomanduar që, Departamenti i të Ardhurave dhe Kontrollit të Territorit, Bashkia Korçë, krahas mbajtjes dhe administrimit të të dhënave në sistem elektronik, specialistja e menaxhimit të borxhit të keq të përgatisë regjistrin e tatimpaguesve debitor (borxh i keq) në mënyrë analitike dhe për të gjitha subjektet fizike dhe juridike objekt i pagesës së taksave dhe tarifave vendore, ku përveç NIPT-it, llojit të aktivitetit dhe adresës përkatëse, të pasqyrohen dhe detyrimet vjetore sipas llojit të taksës e tarifës, afatet e pagesës së detyrimit të përputhen me afatet e përcaktuar me ligj, duke regjistruar numrin dhe datën e pagesës. Në fund të çdo viti është e domosdoshme që regjistri të printohet dhe të arkivohet në përputhje me ligjin nr. 9154, datë 06.11.2003 “Për Arkivat”.
Borxhet në rritje
Pra gjithkush mund të vërejë lehtësisht se me çfarë metodologjie është punuar në Departamentin e të Ardhurave dhe Kontrollit të Territorit në Bashkinë e Korçës. Gjithçka të sjell ndërment kohën e koperativave të tipit të lartë, të cilat funksiononin mbi bazën e direktivave “Drita e partisë”. Fal kësaj metode punë edhe borxhet kanë ardhur gjithnjë në rritje. Më konkretisht po i referohemi auditit të Kontraollit të lartë të Shtetit. “Detyrimet debitore (borxhi i keq), kanë ardhur çdo vit në rritje të pandërprerë duke u dyfishuar në fund të vitit 2013, thuhet në raportin përfundimtar të KLSH-së, për arsye se masat shtrënguese, përfshi sekuestrimi dhe konfiskimin e mallrave, pothuajse nuk janë zbatuar, ky veprim bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, neni 88, autoriteti dhe kompetencat për mbledhjen e detyrimit tatimor të papaguar” Ndaj Bashkisë së Korçës, Departamenti i të Ardhurave dhe Kontrollit të Territorit, nëpërmjet specialistes së menaxhimit të borxhit të keq, të marrë masa me qëllim rikuperimin e vazhdueshëm të detyrimeve debitor gjendje, e cila më datë 31.12.2013 paraqitet e analizuar, për vitin 2012 me 740 subjekte për 2195 raste (taksa e tarifa) në vlerë 35, 078, 463 lekë dhe për vitin 2013 me 797 subjekte për 4970 raste (taksa e tarifa) në vlerë 71,991,139 lekë të ardhura të munguara. Pra na sa shihet flitet për një situatë alarmane.
Sigal