Basha në Elbasan në Ditën e Verës

576
Festës dhe urimeve për “Ditën e Verës’ i është bashkuar dhe kryeopozitari Lulzim Basha, i cili ‘braktisi’ sot protestën. Lideri i PD-së, la ‘çadrën e lirisë’, për t’ju bashkuar festës në Elbasan. 
Gjatë një vizite në panairin që bëhet çdo vit në Elbasan, Basha, i shoqëruar dhe nga bashkëshortja e tij, nuk i kurseu batuat. Në një bashkëbisedim me një tregtar mjalti, kreu i PD-së pyeti: “A pati prodhim sivjet apo hashashi bëri të veten”. E menjëhershme ishte dhe përgjigja e tregtarit i cili iu drejtua duke thënë se: ‘Bleta e zgjedh lulen kur kullot’.
Më herët ai uroi shqiptarët, ndërsa u shpreh optimist për faktin se sipas tij kohë më të mira po vijnë për Shqipërinë. “Dita e Verës shpresë për mbarë shqiptarët për kohe më të mira që po vijnë”, theksohet në urimin e Bashës.
Prej 25 ditësh, opozita proteston në Bulevardin përballë Kryeministrisë, atje ku po mbahen dhe festimet me rastin e ‘Ditës së Verës’. Për këtë festë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh. Ndërkohë festime pasive po mbahen dhe në Elbasan, por dhe në mbarë vendin.
Sigal