Banorët e Kombinatit pa ujë për disa orë, shkak punimet në rrjet

Në zonën e Kombinatit në Tiranë gjatë orëve të drekës do të ketë kufizime të furnizimit me ujë.

Ujësjellësi i Tiranës ka njoftuar se këto kufizime do të behen për arsye të punimeve që OSHEE po kryen pranë dy stacioneve të pompimit që sigurojnë ujë për këtë zonë.

Sigal

Sipas UKT-së, situata do të rikthehet në gjendjen normale në mbrëmje.