Banorët e “5 majit”: Në 22 shkurt rrezikohen dhe njëmbëdhjetë shtëpi, do të çojmë dokumente shtesë

175
Sigal

Banorët e zonës “5 maj” deklarojnë se kanë marrë njoftim nga Bashkia e Tiranës se do të shemben 11 banesa të reja në 22 shkurt nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.

Për “Fax News”, ata bënë me dije se do të dërgojnë dokumente shtesë në Komisionin e Ligjeve pas seancës së fundit në këtë komisionin të premten e kaluar.

Njëri prej banorëve tha se nëse njoftimi do të vinte në datë 25 janar, ata do ta padisnin bashkinë në gjykatë. Ai theksoi se nuk kanë takuar asnjë përfaqësues të bashkisë apo qeverisë.

“Ne bëmë një kërkesë që të pezullohen prishjet deri në një marrëveshje me Bashkinë e Tiranës prandaj ramë dakord që të çojmë dokumente shtesë.

11/11/2021 një nga banorët ka kërkuar informacion në Bashki pasi nuk ka marrë një letër, dhe pas diskutimit në Komisionin e ligjeve, Bashkia e Tiranës i ka kthyer përgjigje duke thënë se banesa e tij është brenda planit të rindërtimit të “5 maj-it”. Këta të sjellin dhjetë emra për prishje, por në të vërtetë ata kanë një plan tjetër për më shumë hapësira të përfshira.

Preket në fazën e dytë kjo shtëpi për të cilën fola. Ne i lamë të gjitha dokumentet në Komisionin e ligjeve, do të dërgojmë dhe shkresën zyrtare dhe kërkesë që Komisioni të ndërhyjë për mosprishjen e banesave.

Nëse do të sillte me datë 25 vendim prishje, jo njoftim, ne mund të shkojmë dhe ta godasim në gjykatë. Këta nuk sjellin letra të rregullta.

Në njësinë 8 nuk ka bërë marrëveshje për prishjen e banesave. Marrin të gjithë këtë ndërtim përsipër por nuk kanë fuqi punëtore dhe ca bëjnë ua kalojnë kompanive të tjera pa plan të detajuar, pa konkurs të drejte, pa letra dhe fillojnë përplasjet mes firmave të ndërtimit dhe banorëve.

U bëj thirrje dhe e vetmja shpresë që kemi është Komisioni i ligjeve sepse edhe avokatja e popullit tha që kjo kontratë nuk vlen. Nuk bëhet asnjë takim sqarues. Bashkia është për të zbutur konfliktet sociale jo për ti nxitur”, tha qytetari i “5 majit”.