Antarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit,pasi shkatërruan sistemin e drejtësisë dhe pasi u kanë privuar qytetarëve aksesin në drejtësi, shkarkuan gjyqtarë e prokurorë me urdhra politikë. U shkarkuan gjyqtarë me urdhër të mafies dhe krimit. Ndërsa të tjerë kaluan në këmbim të thasëve me para, pa pikë turpi kërcejnë këngën “Ku ka si Tirona lale”
Ata festojnë të lumtur në resortin luksoz të një antari të nje organizate terroristë të Sinaloas, resort që ndodhet në Vlorë. Ata festojnë sikur gjithçka të ishte në rregull, ndërsa qytetarët vazhdojnë të presin drejtësi. Ata shfaqen në ambiente luksi, larg realitetit të njerëzve që enden dyerve të gjykatave për vite me radhë. Në këtë video shfaqen Rolan Ilia, Brunilda Bekteshi dhe disa anëtarë të tjerë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të pranishëm në një ambient festiv.
Në pamje vihet re gjithashtu edhe prezenca e disa gjyqtarëve që kanë kaluar procesin e vettingut nëpërmjet korrupsionit. Kjo skenë, ngre pikëpyetje dhe ushqen perceptimin se mes vendimmarrësve të vettingut dhe disa prej atyre që janë konfirmuar në detyrë ekziston një afërsi që për publikun mund të duket problematike, duke shtuar debatet mbi transparencën dhe besimin te sistemi i drejtësisë.





















