Balluku po fliste për energjinë elektrike, ikin dritat në Kuvend

194
Sigal

Ministrja e Energjitikës Belinda Balluku teksa ka qenë duke folur për çmimin e energjisë elektrike në Kuvendin e Shqipërisë kanë ikur dritat.

Energjia u shkëput për disa sekonda, ndërsa Balluku u shpreh “E shikoni sa shpejt u rikthye”.

“Çmimi për të gjithë abonentët familjarë të lidhur në rrjetin e OSHEE-së ka qenë dhe do mbetet i pandryshueshëm”-ishte duke thënë ministrja e Energjitikës, kur papritur në sallën e Kuvendit ikën dritat.