Nikolin Jaka “shtrin tentakulat” dhe në aviacion, 1 milion euro tender për pastrimin e ALBCONTROL

341
Sigal

Nikolin Jaka duket se përfitimet më të mëdha i merr nga tenderat e pastrimit. Kjo pasi nëse i hedh një sy tenderave të fundit me këtë objekt, Jaka rezulton ndër përfituesit e parë me kompaninë e tij SORI-AL. Por nëse deri pak kohë më parë, kryesisht ai ka fituar tenderat e pastrimit nëpër spitale, së fundmi rezulton se ka shtrirë “tentakulat e tij” edhe në fushën e aviacionit.

Bëhet fjalë për një tendr të organizuar nga ALBCONTROL SH.A (ish A.N.T.A) me objekt “Shërbimi i pastrimit të ambjenteve të Albcontrol sha”. Fondi limit i kësaj procedure është 84,175,068 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1 milion euro me TVSH. Shërbimet që kërkohen nga kompania fituese përfshijnë pastrimin e zyrave, korridoreve, sallave, banjove, vetratave të brendshme e të jashtme, dyerve dhe shkallëve të të gjitha mjediseve të brendshme të të gjitha zyrave të ALBCONTROL SHA (përfshirë dhe “Marubi Lounge”).

Në tender rezulton se kanë marrë pjesë 6 kompani apo bashkime operatoresh. Interesant është fakti se oferta e fituesit është e pesta në një renditje nga çmimi më i ulët deri tek më i larti. Kjo do të thotë se 4 kompani të tjera kanë ofruar vlera më të ulëta dhe megjithatë nuk janë marrë në konsideratë.

Fitues, ashtu siç ua bëmë të ditur në fillim, është shpallur kompania “Sori-Al” në pronësi të Alma Tafanit, bashkëshortes së Nikolin Jakës dhe “Albstone” në pronësi të shtetasit Mirsi Hasa. Oferta e tyre është rreth 1 milion euro me TVSH, ose rreth 94% e vlerës së fondit limit. Duke konsideruar të gjitha sa më sipër, tenderi cilësohet tepër i dyshimtë dhe ka gjasa të mëdha që fituesi të ketë qenë i paracaktuar. Ju si mendoni?