Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvillaur një takim me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Balla përmes një postimi në “X” tha se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë disktutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit.
“Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkruan Balla.






















