Babai vrau vajzën dhe dhëndrin! Vëllai i Vetonit, mesazh rrëqethës. Ç’thotë për kunatën dhe apeli i fortë

605
Sigal

Nderkohe qe çifti i bashkeshorteve, Veton e Lindita Musai, vrare nga babai i vajzes ne pervjetorin e pare te marteses, u percollen mes dhimbjes se madhe ne banesen e fundit, vellai i djalit ka ndare me miqte e tij ne FB nje mesazh rreqethes. 

Drilon Musai mes nje dedikimi qe te perlot, shkruan se familjet e bera njesh nga dhimbja nuk do te jene me kurre njesoj pa ciftin e bukur qe e kishin zili te gjithe.

Vellain, edhe pse me te vogel se vetja, e quan “yllin e shndritshëm të familjes”, mikun e dashur, njeriun te i cili mbeshtetej pa kushte, kurse Linditën, vajzen qe e deshi si moter, qe diten e pare qe shkeli ne shtepine e tyre.

“E përsosur në çdo mënyrë, si brenda dhe jashtë. Kam humbur një motër, prindërit e mi humbën një vajzë dhe bota humbi një engjëll”- shkruan ai, ndersa shton se ishte me fat qe e pati, edhe per kaq kohe.

“Isha me fat që pata dy vëllezër të mahnitshëm, por kurrë një motër deri sa ti u shfaqe në jetën tonë. Dhe për një kohë, unë ndjeva dashurinë që një vëlla ka për motrën e tij. Ti kishe një hijeshi që edhe modelet e aktoret do ta kishin zili. Buzëqeshja jote rrëzonte pengesat më të mëdha dhe humori yt më bënte të shpërtheja në lot gëzimi”, shkruan Driloni.

Sipas tij, ata ishin nje cift perrallash. “Ju vendosët standarde për atë që konsiderohet si çift përrallash”.

Nderkohe qe Vetoni per te, ishte vellai i madh. “Vëllai im, shoku im më i mirë…Unë jam 30 vjeç, por pranë entuziazmohesha kur ti ktheheshe në shtëpi nga puna, sepse me ty pranë asnjëherë nuk ishte qetësi. Më ke bërë të qesh çdo ditë që kemi kaluar bashkë në këto 29 vite. Ti ishe vëllai im më i vogël, por shpesh të shikoja si vëllain e madh, e disa se mund të mbështetesha tek ty. Njeriu që jam bërë sot, jam falë teje, sepse ti ishe ylli më i shndritshëm në familjen dhe në jetën tonë dhe nuk do të jetë kurrë njësoj pa ty”- shkruan ai.

Nuk e fsheh dot dhimbjen teksa pranon se “Veton, unë jam thyer pa ty, Familja është e thyer pa ty, por kujtimet që kemi prej jush do të na mbajnë përgjithmonë dhe do të ndihmojnë në qetësimin e këtyre plagëve”.

Ne fund ka nje mesazh per te gjithe njerezit, mesazh qe duhet te na beje te reflektojme lidhur me gjerat qe kane rendesi ne kete jete.

‘Ju lutem, për ata që lexojnë, tani, ju lutem, lini telefonin tuaj, mbyllni laptopin, mbyllni ekranin tuaj dhe shkoni të përqafoni prindërit, motrat, miqtë tuaj dhe të gjithë ata që ju interesojnë, mbajini ato, u thoni se i doni, beni gjithca per ta, sepse familja ime do t’i jepte të gjitha vetëm për t’i pasur edhe një herë Veton dhe Linditën”.