Hetime për Mirela Kumbaron/ I dha me kontratë 5-vjeçare firmës së sallamit, PPP për ndërtime në Butrint me çmim 300 lekë në ditë

457
Sigal

Kontrata 5- vjeçare, për ta kthyer Butrintin në beton, qepatore e motel; sipas KLSH-së është shkelje e rëndë ligjore  me përmbajtje, pazar korrupsioni me pronën publike dhe krim ndaj pasurive me trashëgimi kulturore, që mbrohet nga “UNESCO”

Ligji lejon kontratën për 1 vit, por kjo kontratë është caktuar për 5 vjet, mashtrim apo marifet?

Mirela Kumbaro, i ka dhënë firmës së sallamit, PPP-ë  për ndërtime në Butrinit, me 2,6 Euro në ditë

Kontrata është me afat 5 vite, kur ligji e lejon vetëm 1 vit; ndërsa brenda kontratës ka futur edhe plan ndërtim-biznesin për 12 vite, me të drejtë përsëritje po kaq kohë, shoqëruar me klauzolën e zgjatjes deri 99- vite; por ka “ngatërruar” sasinë e sipërfaqes që i ka dhënë faktikisht, ndërsa qiraja mujore e krejt kontratës është 10 (dhjetë) mijë lekë të reja në muaj

Bëhet fjalë, për Kontratën Enfiteoze Nr. 3681, datë 02.06.2017, lidhur mes kompanisë së sallameve “HAKO shpk” dhe Ministrisë së Kulturës, me objekt: dhënie me qira në zonën arkelogjike Butrint, për ndërtim objektesh biznesi qebaptore, restorante, hotele e kënde lojërash.

Kjo kontratë, për ta kthyer Butrintin në beton, qepatore e motel; sipas KLSH-së është shkelje e rëndë ligjore; me përmbajtje, pazar korrupsioni me pronën publike dhe krim ndaj pasurive me trashëgimi kulturore, që mbrohet nga “UNESCO”.

Madje ish-ministrja Kumbaro, për t’i paraprirë këtij pazar-biznesi; ka nxjerrë Udhëzim nr. 5110, datë 13.10.2015 “Për administrimin me qira, të qendrave të trashëgimisë kulturore”, por këtë udhëzim e ndalon Neni 118 i Kushtetutës.

Në kontratën e qirasë, thuhet se firmës “HAKO shpk”, i jepet 217,38 m2 sipërfaqe “Butrint”; nga e cila 60,33 m2 është objekt antik dhe 153,45 m2 është sipërfaqe zonë arkelogjike mbi e nëntokësore, ende në proces kërkimesh.

Në Ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, nuk ka asnjë nen, që i jep të drejtën ministres së Kulturës e as kryeministrit, të japin me qira mjedise arkelogjike-muzeale.

Por, ish-ministrja Kumbaro, pasi ka vlerësuar “standardet” e firmës së sallamit “Hako”,  ka nxjerr urdhër dhe ka nënshkruar me të  kontratë qiraje për biznes ushqimor e hoteleri në Butrint.

Madje, po me këtë kompani, ministrja Kumbaro ka negociuar dhe projekte e Kontrata Enfiteoze, për biznese të tilla në disa kala, zona, qendra e monumente të trashëgimisë kulturore, ku ndalohet edhe teshtima; jo më era e vajit dhe tymi i qofteve e kremviçeve.

Sipas KLSH-së, rezulton se Kontrata Enfiteoze “HAKO shpk” me nr. 3681, datë 02.06.2017, ka abuzime të rënda ligjore brenda saj, të cilat ministrja Kumbaro, i ka hartuar e lejuar qëllimisht në mirëkuptim me firmën, për ta bërë fakt e me sa më shumë përfitime.

Kontrata nuk është e ligjëruar me Akt-Noterial dhe nuk është regjistruar në Kadastër, megjithëse e detyron ligji, sepse është “Kontratë Enfiteoze”, që përmban dhe ndërtime betoni.

Kontrata Enfiteoze dhe 5 anekset e saj, nuk përcaktojnë në mënyrë të qartë e me detaje, vlerën totale të investimit, por vetëm thuhet, se firma do investojë 300 000 Euro, ndërsa në pikën 6, vlera totale e investimit është shënuar 3,667,918.57 lekë.

Ligji e lejon kontratën vetëm për 1- vit kohë, por kjo kontratë është caktuar për 5 -vjet e me të drejtë rinovimi, nëse firma është korrekte, ndërsa në pikën 5 të Plan-Biznesit, thuhet se investimi është për 12- vite, me të drejtë përsëritje po kaq vite, e deri në 99- vite. Mashtrim, apo marifet?

Në kontratë, thuhet se firma e sallamit “HAKO shpk”, do ta zbatojë vetë projektin, sepse ka staf teknik të specializuar ndërtimi, ndërsa po në këtë kontratë, thotë se projektin do ta zbatojë firma “Agi KONS” e Gentian Sulaj (ortak pallatesh me Monika Kryemadhin).

Në kontratë nuk përcaktohet, sa sipërfaqe jepet me qira firmës “HAKO shpk” e çfarë strukture objektesh dhe hapësirash ndërtimi, do bëjë në Butrint, por shënohet vetëm vlera e qirasë totale të kontratës: 10 000 lekë të reja në muaj, ose me qira ditore sa 0.5 kg sallam popullor.

Kaq për sot, referuar materialeve shkresore, që kanë ardhur në redaksinë tonë, në vijim do publikojmë fakte të tjera skandaloze, jo vetëm për kontratën në Butrint.