Baba Mondi: 50% e popullsisë shqiptare janë bektashinj

89
Sigal

Baba Mondi, Kryegjyshi Botëror, thotë se 50% e popullsisë shqiptare janë bektashinj.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Baba Mondi u shpreh se myslimanët përbëjnë 21% të popullsisë shqiptare, ndërsa 50% i përkasin besimit bektashi.

Sipas tij, bektashinjtë shtrihen në të gjithë jugun, por edhe në veri deri në Shkodër.

Blendi Fevziu: Pse kjo lidhje e fortë e bektashinjve me Shqipërinë?

Baba Mondi: E kanë përkrahur sre bektashinjtë i kanë mbrojtur domethënë kombin, edhe shqiptarët i kanë parë gjithmonë në luftë për kombin, për të pasur liri, demokraci, paqe siç kërkojmë dhe tani.

Blendi Fevziu: Kur kanë qenë vitet më të arta dhe sa përqind e popullatës shqiptare sipas jush janë bektashi?

Baba Mondi: Bektashinjtë për mendimin tim janë 50% e popullsisë shqiptare.

Blendi Fevziu: 50% e gjithë popullsisë apo e myslimanëve shqiptarë?

Baba Mondi: Po. Myslimanët janë 21%, bektashinjtë janë 50%.

Blendi Fevziu: 50% e gjithë popullatës së Shqipërisë?

Baba Mondi: Po.

Blendi Fevziu: Ku shtrihen? Kush janë zonat më intensive?

Baba Mondi: E ke jugun komplet deri në veri është, pjesa më e madhe. Se gjithë kohën kanë qen Bushatllinjtë e Shkodrës para se të bënin debat me Ali Pashë Tepelenën, se po të ishin bashkuar atëherë nuk do ishte kjo Shqipëri që është sot. Mirëpo nuk u morën vesh, atëherë plasi lufta. Ata luftuan bektashinjtë meqë u bashkuan me Perandorinë Turke. Ali Pasha ka qenë kundër Turqisë, ai i përkrahu se i njihte kush ishin.