Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca deklaroi se do ti drejtohet Strasburgut për të kërkuar drejtësi për kryetarin e Bashkisë Tiranë. Ndreca pretendon se Veliaj po mbahet padrejtësisht në burg duke shkelur të drejtat e tij. Avokati i Erion Veliajt ka parashtruar tri kërkesat kryesore të kryebashkiakut të Tiranës, i cili prej më shumë se një viti po qëndron në praburgimin e Durrësit. “Hapni provat. Hapni kafazin. Hapin kamerat”, janë tri kërkesat e Veliajt, shkruan Plarent Ndreca. Sipas tij seanca e djeshme ekspozoi një rrezik real që është drejtësia që shmang përballjen me faktet dhe të vërtetë. Ndreca theksoi domosdoshmërinë për ta kthyer procesin në shinat e Kushtetutës dhe standardeve evropiane. “Pa këto kushte, çdo përpjekje për të hequr “pataten e nxehtë” apo për të larë duart si “Ponc Pilati” do të dështojë dhe përgjegjësia, dikur, diku, ndaj dikujt, do të kërkojë adresën e saj”, shkruan ai. “Kërkuam që gjykata të sillte në sallë 35 fashikuj me prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura dhe të konstatohej ky fakt në seancë: prova që nuk janë hapur, nuk janë parë dhe nuk janë vlerësuar as nga gjykata e seancës paraprake, megjithëse ajo ka marrë vendim mbi to. Kërkuam gjithashtu që këto prova të viheshin në dispozicion të mbrojtjes, pasi nuk janë administruar kurrë prej saj, ndërsa z. Veliaj jo vetëm që nuk i ka marrë, por nuk ka asnjë mundësi teknike të njihet me to. Reagimi i gjykatës ishte tronditës: e injoroi këtë fakt, e konsideroi të ezauruar kohën e mbrojtjes për njohjen me aktet, refuzoi çdo verifikim, nuk solli fashikujt, nuk konstatoi gjendjen e tyre dhe, ndërkohë, as vetë nuk i ka hapur dhe nuk është njohur me to.
Ballina Aktualitet Avokati i Veliajt: Do ti drejtohemi Strasburgut për drejtësi! Absurde mbajtja në...





















