Avokatët, apel të pazakontë ministrisë së Drejtësisë: Amnistoni të burgosurit se po divorcohen nga gratë

784
Sigal

Avokatët penalistë i kërkojnë ministrisë së Drejtësisë të hartojë një amnisti për të burgosurit të cilët për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese po u zgjatet koha e qëndrimit në burg duke sjellë dhe probleme familjare si divorci.

Shoqata e penalistëve i ka dërguar një memo ministres, Etilda Gjoni, me propozime konkrete për aministinë pasi burgjet janë të mbipopulluara.

“Rritja e numrit të këtyre ankesave lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe me mosfuksionimin e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, e cila ka sjellë si pasojë rritjen e numrit të dosjeve të pashqyrtuara duke jumohuar në këtë mënyrë shqyrtimin e çështjeve të tyre brenda një afati ligjorë.

Gjithashtu rritja e numrit të çështjeve në Gjykatën e Apelit ka sjellë zvarritje të proceseve gjyqësore. Ngërç i cili ka sjellë si pasojë mbipopullimin e institucioneve të Eksekutimit të Vendimeve Penale, fakt ky i cili është lehtësisht i provura dhe nga statistikat e marra nga Drejtoria e Përgjithshme Burgjeve.”

“Një faktor tjetër negativ për tu theksuar është konstatimi i rritjes së numrit të divorceve si pasojë e zgjatjes ekstreme të shqyrtimit të çështjeve si pasojë e ngërçit të sistemit gjyqësor, po ashtu dhe të pamundësisë financiare për tu takuar me familjarët e tyre” shkruhet në memon drejtuar ministres së Drejtësisë.

Kategoria që mund të aministohen

Në memo avokatët kërkojnë të përfshihen ata që u ka mbetur edhe tre vjet nga dënimi, të dënuarit e mitur dhe femrat mbi moshën 55 vjeç.

-Të amnistohen të gjithë personat që janë dënuar me vendim të formës së prerë me burgim deri në 3 vjet ose kur kjo kohë ju ka mbetur nga vuajtja e plotë e dënimit.

gjithë personat të cilët ndodhen në ndjekje penale, pë çështjet në hetim apo çështjet në proces gjyqësor si dhe për kallzimet penale, për veprat penale të kryera deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim maksimumi deri në 3 vjet burgim.

– Të amnistohen të gjithë të dënuarit e mitur për shkak të ndryshimeve të ndodhura në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, hyrë në fuqi të këtij ligji për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim maksimumi deri në 3 vjet burgim.

– Të aministohen të gjithë të dënuarit e mitur për shkak të ndryshimeve të ndodhura në Kodin e Drejtësisë Penale për të Mitur, hyrë në fuqi në datën 1 janar 2018, ku të mitur janë dënuar si të pandehur dhe jo si persona në konflikt me ligjin siç parashikohet në ligj.

– Të amnistohen të gjitha të dënuarat femra, që në datën e hyrjes në fuqi të këtij janë baraz ose mbi moshën 55 vjeç.

Në fund të memos shkruhet që Shoqata e Avokatëve shpreh disponibilitetin e saj me anë të specialistëve të fushës për të kontribuar në hartimin e këtij pr/ligji.

Memoja mban firmën e Kryetarit të Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Visha.