Av. Joana Qeleshi: Ndalimi i kolegut Ulian Bajrami, i kryer me iniciativë nga Policia Gjyqësore, ishte haptazi i paligjshëm, dhe kjo është konstatuar zyrtarisht edhe nga organi i Prokurorisë

Megjithëse i vonuar, urdhërimi i lirimit të menjëhershëm të kolegut Ulian Bajrami nga Prokurorja e gatshme, pas marrjes së materialeve nga DVP Elbasan, vlen për t’u përshëndetur si një veprim në përputhje me ligjin dhe me parimet e shtetit të së drejtës.

Ndalimi i tij, i kryer me iniciativë nga Policia Gjyqësore, ishte haptazi i paligjshëm, dhe kjo është konstatuar zyrtarisht edhe nga organi i Prokurorisë.
Ky rast përbën një shqetësim serioz për garantimin e pavarësisë së profesionit të avokatit dhe kërkon reflektim she reagim institucional për të siguruar që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Sigal

Shoqata e Avokatëve Penalistë të Shqipërisë vlerëson reagimin e Prokurorisë, por mbetet në pritje të një qëndrimi publik dhe institucional nga autoritetet përgjegjëse, në mënyrë që të garantohet mbrojtja e avokatëve dhe ushtrimi i lirë i profesionit të tyre, si pjesë thelbësore e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të ndershëm.

Pavarësia e avokatit është garanci e drejtësisë dhe e lirisë së qytetarit!