Av. Bledi Dervishaj ka postuar disa faqe nga: Debati Kushtetues – Diskutime të Projekt-Kushtetutës – Mbledhja e dt 29 maj 1998-Diskutimet mbi pozitën e ministrit, imunitetin e tij.
Këto diskutime vijuan në korrik 1998, derisa u miratua Kushtetuta. Dilemat që shtrohen sot, janë diskutuar thellësisht që në punimin e tekstit Kushtetues, ndërkohë që vet Gjykata Kushtetuese ka një jurisprudencë në këtë drejtim, duke ju referuar gjithëmonë debatit kushtetues, për të identifikuar qëllimin real të normës në harmoni me pjesët e tjera të tekstit kushtetues.
Kushtetuta lexohet nen pas neni, por intepretohet bazuar në frymën e saj referuar bashkësisë të të gjithë neneve. Dhe kjo asnjëherë nuk është aq e thjeshtë sa duket.
Çështja e parashtruar nga Kryeministri nga ana ligjore dhe e funksionimit të themeleve të shtetit, paraqet interes të lartë publik dhe kërkon përgjigje shteruese nga Gjykata Kushtetuese.
Ndaj ka shumë rëndësi zanafilla, parapërgatitja, hartimi, diskutimi, opinioni i K.Venecias, punimi përfundimtar, zbardhja dhe miratimi i tekstit kushtetues në vitin 1998 dhe ndryshimeve të tij në vitin 2012.






















