Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizon ditën e premte, Konferencën Kombëtare “Edukimi Financiar”

590
Sigal

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare organizon ditën e premte, datë 24 maj 2019, ora 09:00-12:30 në ambientet e Tirana Internacional Hotel, Konferencën Kombëtare “Edukimi Financiar”

Kjo konferencë synon të nxisë më tej diskutimet për zhvillimin e tregut të sigurimeve, kapitaleve dhe pensioneve private vullnetare duke i lidhur ato edhe me rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm financiar, gjithnjë e më të gjerë.

Në konferencë do të prezantojunë punimet e tyre studentë dhe pedagogë nga universitete të ndryshme të vendit, për tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit. Sikurse edhe në konferencën e vitit të kaluar edhe sivjet, punimet e konferencës do të përzgjidhen dhe vlerësohen nga komisioni i cili ka përfaqësues nga AMF dhe shoqatat që veprojnë në tregjet financiare jobankare nën mbikëqyrjen e AMF-së.

Konferenca zhvillohet në kuadër të Strategjisë “Për rritjen e besimit të konsumatorit dhe investitorit në tregjet nën mbikëqyrje”, si një angazhim i Autoritetit për rritjen e edukimit financiar.

Gjatë kësaj konference do të ketë fjalë përshëndetëse nga:
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, AMF
Përfaqësues nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe
Financave
Përfaqësues nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Përfaqësues nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
Përfaqësues nga Banka e Shqipërisë