“Atë vilën në Shën Pjetër do ta marrim”/ Rama i përgjigjet akuzave të komentuesit: Hera e parë…

282
Sigal

Postimi më i fundit i kryeministrit Edi Rama me fotot nga pallatet e reja dhe të dhuruara për banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019 është shoqëruar me reagime të shumta në faqen zyrtare. Veç morisë së komenteve pozitive ka pasur edhe sulme ndaj Ramës. Një ndër tyre është edhe ai një shtetasi me emrin Devidnikolas Brahja që e akuzon Ramën për një vilë që ka në Shën Pjetër.

Madje ai e sulmon dhe i thotë se do t’ja marrë këtë vilë kryeministrit dhe do t’ja japin popullit.

“Bravo të qoftë për këto punime që po bën por vë dorë edhe nga Gjiri Lalzit e Kepi Rodonit se atë vilën qëe ke aty në Shën Pjetër do ta përdorim për banesa se jashtë nuk rrihet se është ftohtë e vërtetë që punët e mira bëhen avash-avash. Por mos bëj dallime”, shkruan ai në Facebook.

Kjo ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Ramës, i cili e ka mohuar një gjë të tillë, madje me ironi i është drejtuar se ia ka falur.

“Vilën time ne Shën Pjetër? Hera parë që e dëgjoj këtë vilë, po ik merre mos e zgjat, ta kam falur po të jete imja dhe ta gëzosh Vitin e Ri me vilë në Shën Pjetër”, reagoi Rama.

"Atë vilën në Shën Pjetër do ta marrim"/ Rama