At Shtjefën Gjeçovi dhe Skënderbeu ‘mbeten’ pa koka në Kosovë

924
Sigal

“Bustet para shkollave në Kosovë po mbesin pa koka, hajdutët po i vjedhin ato!

Indeksonline njofton nga Kosova se dikush po e vret për të dytën herë at Shtjfën Gjeçovin dhe Gjergj Kastriot Skënderbeun – mbetet për t’u parë, nëse për këto akte anti-kombëtare, fajtorë janë “hadutët” e rëndomtë a po dikush tjetër! Busti i At Shtjefën Gjeçovit që ishte i vendosur në shkollën fillore në Zllakuqan të Klinës është lënë pa kokë. Persona të panjohur e kanë vjedhur atë, teksa dyshohet se ky akt ka ndodhur gjatë uikendit, pasi që në shkollë nuk ka pasur personel e as roje, përcjell Indeksonline. Derisa policia është duke hetuar rastin, ky veprim po konsiderohet si i shëmtuar dhe i ulët.

Këto janë disa nga komentet e mësimdhënësve të Komunës së Klinës:

Cenimi i bustit te At’ Shtjekën Gjeçovit në oborrin e shkollës se Zllakuqanit, është një akt vandal, i trishtueshëm dhe ogurzi. Prandaj institucionet komunale dhe ato shtetërore duhet të vihen në veprim menjëherë në zbulimin e rastit, që busti te kthehet në vendin e vet dhe autorët e këtij veprimi të shëmtuar të marrin dënimin e merituar”.

Edhe këtë veprim është në gjendje ta bëjë dora dhe mendja e shëmtuar e ndonjë injoranti të krisur mendërisht, dhe skajshmërisht e dënueshme , kushdo qoftë ai apo ata

Nuk është hera e parë që koka e një busti në një institucion shkollor është vjedhur. Ditë më parë edhe në fshatin Treboviq dikush mori kokën e bustit të Gjergj Kastriotit  Skënderbeut./ Indeksonline