Astrit Veliaj i pafajshëm, Gjykata e Lartë jep vendimin

445
Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm deputetin Astrit Veliaj, i cili akuzohej për shkatërrim prone.
Veliaj kishte dalë para Gjykatës së Lartë për ndërtim të paligjshëm në Fier, qytet ku akuzohej se i kishte zaptuar 11 mijë metra katrorë tokë një banoreje, por edhe sepse kishte shkatërruar pronën shtetërore duke qenë se një pjesë e objektit që ka ndërtuar ka dëmtuar një godinë që ishte pronë e Ministrisë së Brendshme.
Gjykata e Lartë kishte pushuar më parë akuzën për ndërtim të paligjshëm në pronë publike ndaj Veliajt.