Arrestohet në Shqipëri serbi i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje

617
Sigal

Policia e Shqipërisë ka arrestuar në aeroportin e Rinasit në Tiranë një shtetas serb i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje.

Në prang aka përfunduar 38 vjeçari me inicialet P.Z, i cili jetonte në Malin e Zi. Serbi akuzohet për vjedhje dhe është dënuar nga gjykata e Beogradit mbi këtë vepër penale.

Informacioni i Policisë:

2. Më datë 07.07.2018, prej Aeroportit Rinas, u ekstradua nga Shqipëria për në Serbi, shtetasi serb në kërkim ndërkombëtar P.Z, 38 vjeç,  banues në Mali i Zi, pasi Gjykata e Beogradit, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Neni 260/1 i Kodit Penal.