Sigal

Kryeqyteti është tronditur mbrëmjen e së enjtes nga një ngjarje e rëndë që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku një shtetas mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

Viktimë ka mbetur Fabiol Gaxha, i plagosur rëndë Ervis Martinaj dhe Elion Hato.

Pas kësaj ngjarje strukturat e shtetit u ngritën në këmbë dhe pak më herët mësohet se është vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar si të përfshirë në ngjarjen e rëndë të së enjtes mbrëma.

Sipas të dhënave të para, është arrestuar G. H. 37 vjeç, në tentativë për tu arratisur nga vendi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës. Arrestimi i tij është bërë me urdhër nga Policia e Tiranës.