Arrestohet Kastriot Ismailaj akuzohet për pastrim të 5 mln ​€

2111
Sigal
TIRANË -Ish administrator i borxheve të kompanisë CEZ, Kastriot Ismailaj nën akuzë për pastrim parash në vlerën e miliona eurove është prangosur në banesën e tij këtë të martë nga Policia e Tiranës.
Arrestimi i Ismailajt është bërë me vendim gjykate, e cila në mungesë ka vendosur arrest me burg pas kërkesës së Prokurorisë së Tiranës e cila prej 1 viti heton këtë të fundit për fshehje pasurie, pastrim parash dhe fshehje të ardhurash në vlerën e 5 milionë eurove.
Sipas prokurorisë Ismailaj krijoi 6 kompani fiktive, mes të cilave “Adriatic Development Corporation Ltd” AIC (ALBANIA INVESTMENT CORPORATION) SHPK, ASSET SHPK, DEBT, INTERNATIONAL, ADVISORY – Dega Shqipëri”, VL MARKETING DISTRIBUTION dhe Kastriot ISMAILAJ me nr NIPTI K 3xxxxxG nëpërmjet të cilave kish krijuar një skemë mashtrimi për përfitime monetare në vlera të mëdha parash.
Po ashtu në materialin referuar gjykatës Prokuroria shpjegon se Kastriot Ismailaj është aksioner dhe në kompani Offshore me seli në Gjibraltar si dërgues i transfertave bankare në Zvicër.
Pak ditë më parë Gjykata vendosi sekuestro për pasurinë e Ismailajt, të cilit u sekuestruan llogari bankare në bankat e nivelit të dytë në Tiranë me vlerë 3.4 milionë euro.
Sipas akuzës ky konfiksim është bërë në apelim të ligjit antimafia, ndërsa pritet që të enjten Kastriot Ismailaj të dali para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë dhe akuzën e ngritur ndaj tij.