Arrestohet 53-vjeçari, fshehu kokainën në atlete për t’ia çuar djalit në burg

153
Sigal

Një 53-vjeçar është arrestuar, pasi tentoi të fuste lëndë narkotike në burgun e Fushë-Krujës.

Shtetasi G.G. kishte shkuar për të takuar djalin që vuan dënimin dhe gjatë kontrollit iu gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me celefon, dyshuar lëndë narkotike

Njoftimi i policisë:

Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë. Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë, ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë, mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike. Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.