Arrestohet 42-vjeçari në Dibër, dhunonte vazhdimisht gruan dhe vajzën

168
Sigal

Një 42-vjeçar është arrestuar në Dibër për dhunë në familje. Mësohet se shtetasi me iniciale H.R. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në periudha të ndryshme kohore.

I dyshuari ka dhunuar psikologjikisht dhe vajzën e tij të mitur. Kjo e fundit për pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.

Njoftimi i policisë

Ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij, vihet në pranga 42-vjeçari në Dibër. 

Specialistët e Hetimit të Krimit të Postës së Policisë Maqellarë arrestuan në flagrancë shtetasin H.R, 42 vjeç, banues në Maqellarë, pasi në periudha të ndryshme kohore ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj vajzës së tij të mitur e cila si pasojë ka konsumuar mbidozë medikamentesh mjekësore.