Arrestohet 36-vjeçari, qëlloi me thikë dy persona në Librazhd

213
Sigal

Policia në Librazhd ka vënë në pranga një 36-vjeçar i cili ka goditur me thikë dy qytetarë.

Bëhet e ditur se i arrestuari është N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd.

Dyshohet se ai ka plagosur me thikë M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç për motive të dobëta. Të lënduarit pasi kanë marrë kujdes shëndetësor në spitalin e Librazhdit janë larguar për në banesë.

NJOFTIMI

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd u arrestua në flagrancë shtetasi N. S., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit M. P., 30 vjeç dhe R. B., 32 vjeç, banues në Librazhd, të cilët pas mjekimit në spitalin e Librazhdit, janë larguar për në banesë.”