Arrestohet 35- vjeçari shqiptar i drogës në Itali, kishte kokainë me vlerë 100 mijë euro

561
Sigal

Një
35-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme nga Guardia di Finanza në
Venecia për tregti droge.

Prej kohësh shqiptari qarkullonte në sheshin San
Marco të qytetit të Venecias duke shpresuar që turmat e turistëve të fshihnin
shpërndarjen e tij. Pasi e ndoqi për disa kohë, autoritetet italiane e kapën
35-vjeçarin në flagrancë ndërsa i dorëzonte disa doza kokaine një gruaje
53-vjeçare italiane. Në xhepin e tij iu gjetën edhe 7 doza të tjera kokaine që
i kishte për t’i shitur.

Media italiane La Nouva raporton se
policia me këtë aksion goditi një nga protagonistët e tregut të drogës në
qytetin historik. Në bastisjen që u bë në shtëpinë e tij, u gjetën të tjera
doza kokaine , që sipas policisë arrinin vlerën 100 mijë euro në tregun me
pakicë.