Arrestohen tre vlonjatët që kundërshtuan forcat e policisë

610
Sigal

Policia e Vlorës ka ndaluar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për “kundërshtim të punonjësit të policisë”.

Të ndaluarit janë Olsi Hajno, 26 vjeç, Aleko Rustemaj, 28 vjeç, si dhe Henea Kamberaj, 30 vjeç, që të tre banues në Vlorë. Ndërkohë që në kërkim është shpallur personi i katërt, K.G..

Ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë dhe i kanë penguar ata të ushtrojnë detyrën në një ngjarje të ditës së enjte, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Aleksandrisë”

Procedurat e mëtejshme ndaj tyre janë në ngarkim të Prokurorisë së Vlorës.