86 kg kanabis në makinë, arrestohet shqiptari në Greqi

548
Sigal

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në Igumenicë të Greqisë pasi iu gjet 86 kg kanabis në makinë.

Lënda u zbulua të premten me ndihmën e një qeni anti-drogë. Droga ishte fshehur nën dyshemenë e makinës.

Kanabisi ishte ndarë në pako dhe e vendosur poshtë ndenjëses së shoferit si edhe poshtë ndenjëses së përparme të pasagjerit.

Makina drejtohej nga 34-vjeçari shqiptar identiteti i së cilit nuk është bërë ende i ditur