Arrestohen në kufi me Zvicrën, dy shqiptarë, për trafik kokaine dhe pastrim parash!

593
Sigal

Dy shqiptarë me banim në Shqipëri, njeri 42 vjeç dhe tjetri 27 vjeç, u arrestuan nga Policia e kantonit të Ticino, të martën më 21 maj. Lajmin e konfirmoi Ministria e Brendshme italiane, Policia dhe Guardie.

Të dy burrat ishin me një makinë me targa gjermane për të hyrë në Zvicër, kur janë ndaluar nga Guardie në kryqëzimin e autostradës së Chiasso Brogeda.

Policia kontrolloi makinën në të cilën u gjeti 2 kg kokainë dhe 10 mijë euro.

Pas marrjes në pyetje nga oficerët e policsë, të dy shqiptarët u arrestuan. Veprat penale që ata kanë kryer janë të rënda, bazuar në Ligjin federal për Lëndët Narkotike dhe Pastrimin e Parave.

Hetimi po koordinohet nga Prokurori publik Roberto Ruggeri.